Hazard i ngazëllyer me ardhjen e Ancelottit: “Mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”
Eden Hazard e ka mirëpritur rikthimin e Carlo Ancelottit në stolin e Real Madridit.
Belgu, që ka zëra se mund të largohet nga Reali pas dy sezoneve dështimi me lëndime të shumta, duket se do të qëndrojë.
Ai beson se me Ancelottin, Reali mund të rikthehet te suksesi.
“Të gjithë në Madrid e dinë se çfarë Ancelotti o ka sjellë klubit. Me këtë grup ai fitoi Championsin dhe i njeh shumë lojtarë. Ne e dimë që ai është një trajner me shumë përvojë. Ai e njeh qytetin dhe tifozët. Unë mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, deklaroi Hazard.
(Kosova Sot Online)
