“Kur të gjithëve na mbarojnë bateritë, Kante gjithmonë ka ekstra”
César Azpilicueta ka lavdëruar N’Golo Kanten, mesfushorin e Chelsea.
Kante pa asnjë dyshim është njëri prej më meritoreve që Blutë e Londrës, në krye me THomas Tuchel, arritën të triumfojnë në Ligën e Kampionëve.
Në momentet më vendimtare ai është shfaqur duke treguar klasin që ka dhe këtë e tregon edhe Azpilicueta.
“Kane është special. Kur të gjithëve na mbarojnë bateritë, ai gjithmonë ka ekstra”, u përgjigj Azpilicueta.
Ai foli edhe për mungesën e Sergio Ramo në Kampionatin Evropian.
Fatkeqësisht ka lojtarë që mungojnë për shkak të dëmtimeve. (Ramos) duhet ta zëvendësojmë mes 24 futbollistëve që i kemi këtu. Lidershipi dhe titujt flasin për të më së miri”.
(Kosova Sot Online)
