Momenti kur Distria e mund me IPPON spanjollen dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 13:25
Momenti kur Distria e mund me IPPON spanjollen dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.

Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.


(Kosova Sot Online)