Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 14:21
Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në gjysmëfinale pati punë me xhudisten spanjolle, Natsumi Tsunoda, duke u mposhtur me IPPON.

Tsunoda e dominoi meçin duke u treguar më e mirë se xhudistja kosovare.

Kështu, Distria Krasniqi mbetet në garë për medaljen e bronztë ku do të ndeshet me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.

Në dy raundet e para, Distria Krasniqi kaloi pa duel, ndërsa në të tretin mposhti xhudisten Sabina Giliazovan.

Në çerekfinale, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes spanjolle Laura Martinez Abelenda.

(Kosova Sot Online)