Merkel i uron suksese Gjermanisë në “Euro 2020”

  • A.P /
  • 10 qershor 2021 - 22:42
Merkel i uron suksese Gjermanisë në “Euro 2020”

Angela Merkel, Kancelarja gjermane, ka zhvilluar një takim virtual me futbollistët e kombëtares së Gjermanisë.

Ajo i ka uruar fat ekipit para fillimit të Kampionatit Evropian. Merkel ka besim të djelmoshat që ka në dispozicion Joachim Low. Ajo beson se Gjermania mund të mbërrijë shumë në Euro 2020.

“Jam duke pritur ndeshjet e juaja. Kemi një start shumë të vështirë por unë do të mbajë gishtat lidhur dhe besoj që ekipi do të mbërrijë lartë”, deklaroi Merkel.

Gjermania e nis Evropianin me 15 qershor kundër Francës, më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë.

(Kosova Sot Online)