Kosova nuk arrin ta gjejë golin ndaj Gambisë

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 20:16
Kosova nuk arrin ta gjejë golin ndaj Gambisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore Kosova – Gambia. Rezultati pas 45 minutave ishte ai i fillimit, 0:0.

“Dardanët” patën disa mundësi shumë të mira shënimi, por nuk u treguan efikas para portës.

Gjatë pjesës së parë të zgjedhurit e Challandes e menaxhuan mirë ndeshjen, por krejt çfarë mungoi ishte goli, të cilin do ta kërkojnë me ngulm në pjesën e dytë.

Kujtojmë se ndeshjen e kaluar, Kosova e humbi me rezultat 2:1 ndaj Guineas. 

(Kosova Sot Online)