Pjesa e parë përfundon me polemika të shumta, Italia kërkon penallti

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 22:10
Pjesa e parë përfundon me polemika të shumta, Italia kërkon penallti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Turqisë dhe Italisë.

Rezultati pas pjesës së parë ishte i barabartë 0:0,

Italia pati dominimin e ndeshjes dhe rastet nuk iu munguan, por ajo që iu mungoi ishte efikasiteti.

Krejt në fund të ndeshjes, Italia pretendoi për një prekje me dorë brenda zonës, e që ishte evidente, por gjyqtari pas konsultimit me VAR-in nuk e vlerësoi si të tillë. 


(Kosova Sot Online)