Italia tregon “dhëmbët” ndaj Turqisë, e nis mbarë Evropianin

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 22:58
Italia tregon “dhëmbët” ndaj Turqisë, e nis mbarë Evropianin

Italia e ka nisur në mënyrën më të mire të mundshme Kampionatin Evropian. “Azzurët” në ndeshjen hapëse të EURO 2020 mposhtën bindshëm Turqinë me rezultat 0:3 në “Olimpico” të Romës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, por me shumë raste të italianëve. Krejt në fund të pjesës së një prekje e topit me dorë nga Turqia krijoi shumë zhurmë, por gjyqtari edhe pas konsultimit të VAR-it nuk akordoi penallti.

Me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes, Italia arrin të shënojë. Ishte minuta e 53-të kur Berardi kroson brenda zones dhe Demiral në tentim për ta larguar e dërgon në portën e vet

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë i Italisë. Ishte Immobille i cili realizoi në minutën e 66-të të ndeshjes. Goditja e Spinazzolas u prit nga portiere dhe nga topi i kthyer përfitoi sulmuesi i Lazios.

11 minuta para fundit Insigne e vulosi rezultatin e këtij takimi. Portieri i Turqisë, Cakir e degazhoi keq topin dhe Insigne me një gol të bukur e përmbylli paraqitjen fantastike të “Azzurëve” sonte.

Krejt në fund, Turqia pati mundësi përmes Burak Yilmaz, por Chiellini ishte më meritori që Italia nuk pësoi sonte. Me këtë fitore dhe paraqitje, Italia e konfirmon veten si një prej pretendentëve për ta fituar Kampionatin Evropian.

“Azzurët” marrin primatin momentalisht në grupin A me tri pikë, teksa nesër zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Uellsit dhe Zvicrës. 

(Kosova Sot Online)