Tifozi italian parashikoi saktë rezultatin dhe golashënuesit e ndeshjes Turqi-Itali

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 23:31
Tifozi italian parashikoi saktë rezultatin dhe golashënuesit e ndeshjes Turqi-Itali

Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian. “Azzurët” në ndeshjen hapëse të EURO 2020 mposhtën bindshëm Turqinë me rezultat 0:3 në “Olimpico” të Romës.

Golat për Italinë i shënuan Demiral autogol, Immobile dhe Insigne.

Një tifoz italian ia doli të parashikonte saktë rezultatin e kësaj ndeshje, e madje edhe golashënuesit, duke e qëlluar se Demiral do të shënonte autogol.


(Kosova Sot Online)