UEFA e shpërblen talentin e Atalantës pas golit të bukur në “Euro 2020”

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 18:12
UEFA e shpërblen talentin e Atalantës pas golit të bukur në “Euro 2020”

Aleksey Miranchuk është vlerësuar si futbollisti më i mirë në ndeshjen Finlandë – Rusi.

Rusia e ka marrë fitoren e parë në Kampionatin Evropian, pasi e mundi 1-0 Finlandën.

Kështu, pas dy ndeshjeve, tani kanë tri skuadra nga tri pikë, natyrisht Belgjika ende s’ka luajtur sfidën e dytë me Danimarkën dhe ka shansin e vetme të shkojë në gjashtë.

Rusia u tregua më bindëse se Danimarka në ndeshjen që u zhvillua në Shën Petersburg, duke rrëmbyer në fund pikët e plota.

Aleksey Miranchuk shënoi golin e fitores për Finlandën në minutën e 45-të, në fund të pjesës së parë.

Ylli i Atalantës e mposhti portierin finlandez me një goditje mjeshtërore pas një kombinimi fantastik të rusëve.

Dhe kështu, në fund sipas UEFA-s ai është vlerësuar si më i miri, duke fituar cmimin e lojtarit të ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)