Ndeshja e grupit C në Kampionatin Evropian, Maqedonia e Veriut – Holanda

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 16:53
Ndeshja e grupit C në Kampionatin Evropian, Maqedonia e Veriut – Holanda

Gjithçka është gati për ndeshjen e grupit C në Kampionatin Evropian, Maqedonia e Veriut – Holanda.

Në Grupin C, Holanda e ka siguruar kualifikimin si lidere pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para dhe Maqedonia e Veriut u eliminua e para pas dy humbjeve në dy ndeshje në debutimin e saj në Evropian.

Holanda përballet pikërisht me Maqedoninë e Veriut dhe synon fitoren e tretë nga tri ndeshje.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut do të luajë sa për prestigj dhe do të përpiqet të shënojë fitoren e parë dhe historike në Kampionatet Evropiane.

(Kosova Sot Online)