
Prishtina n’finale, përballet me Interin

Prishtina është kualifikuar në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Në finale, Prishtina do të kërkojë të triumfojë për të siguruar kualifikimin në raundin e parë kualifikues në Champions League.
Prishtina e ka mposhtur 2-0 Folgoren dhe është kualifikuar në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku do të kërkojë të vazhdojë të shkruajë historinë.
Të dy golat Prishtina i shënoi në pjesën e dytë.
Fillimisht, ka realizuar Endrit Krasniqi me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51-të.
(Kosova Sot Online)