Ylli i PSG-së: Gabova që nuk e pranova ofertën e Juventusit
Leandro Paredes zbulon se ai ishte shumë afër për t’iu bashkuar Juventusit dhe do të rreshtohej për t’u bërë trashëgimtari i Andrea Pirlos, por theksoi se bëri gabim kur e refuzoi këtë
Mesfushori i Paris Saint-Germain nuk është i huaj për Serie A, pasi ka luajtur tashmë për Empolin dhe Roman.
Ai mund të ishte bashkuar me një tjetër skuadër të Serie A edhe më herët, siç i tha gazetës argjentinase Ole.
“Kur Juventus hyri për të më blerë në vitin 2011, drejtori sportive donte që unë të luaja si një mesfushor organizator. Unë i thashë se ishte i çmendur. Në fund, unë qëndrova në Boca. Në atë kohë mendoja se nuk do të luaja kurrë atë lloj roli në mesfushë, por ky ishte një gabim” – tha Paredes.
Paredes u bë pjesë e Paris Saint-Germain në vitin 2019 dhe është një lojtar i rëndësishëm i klubit francez.
(Kosova Sot Online)
