
Vjen largimi i parë nga Barcelona

Nuk është sekret që Barcelona do të duhet ta reduktojë numrin e lojtarëve këtë verë për të krijuar fonde për krizën financiare që i ka kapluar.
Katalonasit edhe zyrtarisht kanë shitur lojtarin Jean-Clair Todibo në drejtim të klubit francez, Nice. Ata shfrytëzuan opsionin për ta blerë lojtarin për 8.5 milionë euro dhe shtatë të tjera shtesa
Kështu, Todibo, i ardhur vitin e kaluar për një milion euro bëhet futbollisti i parë që largohet nga Barcelona këtë verë, ndërsa shumë të tjerë pritet ta kenë fatinë e njëjtë.
Todibo e shpenzoi sezonin e kaluar në huazim te Nice dhe siç duket mbrojtësi francez ka bindur drejtuesit e klubit për ta blerë tërësisht kartonin e tij.
Barcelona ka borgje të mëdha, por megjithatë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Sergioe Agueros, Eric Garcias, Emerson Royal dhe Memphis Depay, por tani urgjenca për të rritur fondet është e nevojshme.
Klubi duhet të lirojë rreth 200 milionë euro në paga për ta mbajtur Messin në klub. Kështu, Barcelona do të kërkojë të lirojë lojtarë me paga të larta dhe të atillë që nuk janë në planet e Ronaldo Koemanit.
(Kosova Sot Online)