Frank de Boer largohet nga pozita e trajnerit të Holandës

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 17:11
Frank de Boer largohet nga pozita e trajnerit të Holandës

Frank de Boer nuk do të jetë më trajner i Holandës. De Boer është larguar nga kjo pozitë pasi përfundoi aventurën në Kampionatin Evropian.

“Tulipanët” përfunduan me sukses të madh fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje, por u mposhtën në të tetën e finales ndaj Çekisë

Aventura e tij si trajner i Holandës nuk zgjati as edhe një vit. Ai u caktua timonier i ekipit kombëtar në shtator të vitit të kaluar, pasi Ronald Koeman e mori drejtimin e Barcelonës.

De Boer i dërgoi në Evropian, por nuk arriti më shumë sesa fazën e së tetës së finales.

(Kosova Sot Online)