Barcelona do të detyrohet ta largojë fanellën e Messit pas 8 orësh

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 17:17
Barcelona do të detyrohet ta largojë fanellën e Messit pas 8 orësh

Pas 8 orësh, Leo Messi nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. “Ylli” argjentinas, i grumbulluar në përfaqësuese për Copa America, praktikisht është në merkato pasi kontrata i skadon sonte.

Një situatë shumë delikate kjo e “Pleshtit”, i cili do të donte të qëndronte me ngjyrat “blaugrana”, por që ende nuk ka gjetur marrëveshjen përfundimtare për rinovimin e kontratës.

Zërat flasin për një marrëveshje të re dyvjeçare, pra deri në vitin 2023, por s’ka ende marrëveshje në aspektin ekonomik dhe duke parë që Messi është i angazhuar me Argjentinën dhe babai i tij, që është edhe agjenti i tij, nuk gjendet në Barcelonë, marrëveshje mund të vonojë.

Kështu, nëse s’ka donte diçka zyrtare, sipas El Chiringuito Barcelona do të detyrohet të largojë çdo fanellë të mundshme të Messit, sidomos në dyqanet zyrtare, pasi zyrtarisht pas mesnate do të jetë futbollist i lirë. 

(Kosova Sot Online)