
Laporta i qetëson të gjithë: “Messi dëshiron të qëndrojë, duhet të gjejmë mënyrën…”

Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, sipas Joan Laportës.
Messi tani për tani nuk është futbollist i Barcelonës. Atij i ka skaduar kontrata dhe është lojtar i lirë.
Megjithatë, numri një i klubit ka konfirmuar se dëshira e Leos është të qëndrojë në “Camp Nou”.
Por. S’do të jetë e lehtë arritja e marrëveshjes, aspekti ekonomik është problemi më i madh për Barcelonën që për t’i ofruar kontratë marramendëse Leos, duhet të mos bie në kundërshtim me rregullat e LaLigës dhe UEFA-s.
“Leo dëshiron te qëndrojë, edhe ne duam që ai të qëndrojë, po avancojmë”, tha ai shkurt për El Chiringuito, teksa nuk ndalet së punuari për të gjetur një marrëveshje.
Barça duhet të ngutet pasi raportohet se tashmë PSG-ja është hedhur në sulm dhe mund të bëjë çmendurinë në aspektin ekonomik vetëm për ta marrë Messin.
(Kosova Sot Online)