
Kane thotë se e ka kontaktuar Mourinho, para trajnerit të ri të Spurs

Sulmuesi i njohur, Harry Kane – i lidhet me një kalim në Manchester City pas përfundimit të Euro 2020, ka treguar se ai ka folur me ish menaxherin e tij Jose Mourinho gjatë Euro 2020 por ende nuk ka kontaktuar me trajnerin e ri të Tottenham, Nuno Espirito Santo
Kane ka shënuar tri gola në ndeshjet e eliminimit direkt për Anglinë, duke ndihmuar kështu Tre Luanët që të arrinë në gjysmëfinale ku do të përballen të mërkurën me Danimarkën.
Sulmuesi anglez është lidhur me një largim në verë, ka folur me nota të larta për Mourinhon, i cili u shkarkua nga Spurs në prill pasi që ishte caktuar trajner i Romës në maj.
“Ai është i madh, ai me ka shkruar mesazhe vazhdimisht”, tha Kane për Mourinho për talkSPORT. “Është e njohur tashmë që ne kemi marrëdhënie të mira dhe shkojmë mirë. Më të vërtetë e respektoj si menaxher dhe person. I dëshiroj të gjitha të mirat në Romë. Është mirë që ta keni krah një nga menaxherët më të mirë në botë. Gjithmonë do ta respektoj dhe shpresoj që të jem në kontakt më të gjatë gjithë karrierës”.
“Çfarëdo menaxheri që të vijë, mendoj se ka një atmosferë të mirë në klub. Natyrisht, nuk kam qenë aty dhe nuk kam kontaktuar më të. Tani jam më Anglinë dhe fokusi është këtu. Shpresoj që do të jemi edhe një javë këtu”, ka thënë Kane kur është pyetur për Nunon, trajnerin e ri të Spurs.
(Kosova Sot Online)