
Italia vs Spanja, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave lojë

Italia vs Spanja, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave lojë
Është mbyllur 0-0 pjesa e parë në “Wembley” në mes të Italisë dhe Spanjës.
Në 45 minutat e pjesës së parë, dominuan spanjollët.
Të besuarit e Luis Enriques kishin momente shumë të mira në pjesën e parë, duke sulmuar kohë pas kohe portën e Gigi Donnarumës.
Në mesin e disa rasteve të mira, ishte edhe ky i Dani Olmos në minutën e 25-të, por Donnarumma bëri një pritje fantastike, për ta shpëtuar Italinë, raporton Gazeta Express.
#EURO2020
Donnarumma's save ???? pic.twitter.com/OCX9eWBxEb
— ?????? ????? (@scgoals10) July 6, 2021
Spanja dominoi si në goditje në portë, ashtu edhe jashtë, në bisedim të topit, ishin më të saktë në pasime në 45 minuta, por nuk gjetën rrugën drejt rrjetës.
45 minutat e pjesës së dytë, pritet të jenë të zjarrta, secila kuadër dëshiron t’i shmang vazhdimet dhe penalltitë.
Skuadra që do të shkojë sonte në finale, do të luajë me fituesin e sfidës së nesërme Angli vs Danimarkë.
Finalja do të zhvillohet të dielën në “Wembley”.
(Kosova Sot Online)