Henderson: Anglia meritoi më shumë

  • S.A /
  • 12 July 2021 - 16:42
Henderson: Anglia meritoi më shumë

Italia mposhti mbrëmë Anglinë në finalen e Euro 2020.

Skuadra e Mancinit u kurorzua kampione vetëm pas penalltive pasi në 120 minuta lojë ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Italianët në penallti ishin më efikas dhe fituan me rezultat 3-2.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, i cili luajti afërsisht një orë në finale u shpreh i zhgënjyer pas humbjes.

Ai me një postim në Twitter tha se Anglia meritoi më shumë në këtë Kampionat Evropian.

“Dhemb edhe më shumë këtë mëngjes, kjo skuadër meritonte më shumë. Ishte e merkullueshme të jesh pjesë e kësaj kampanje dhe të shohësh gëzimin që u ka sjellë tifozëve në të gjithë vendin pas një periudhe të gjatë”, tha Henderson.

(Kosova Sot Online )