
Zyrtarizohet miqësorja Real Madrid vs Milan, kur do të luhet?

Para nisjes së sezonit të ri, klubet do të zhvillojnë si gjithmonë miqësore, për të përgatitur sa më mirë skuadrat për sezonin e ri.
Rangers ishte kundërshtari i parë i Realit në këtë parasezon, ndeshje që do të luhet në fund të korrikut.
Tani ka ardhur edhe miqësorja e radhës.
Në Klagenfurt të Austrisë, madrilenët do të ndeshjen me Milanin.
Klubi spanjoll ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kjo miqësore zhvillohet më 8 gusht dhe nis prej orës 18:30.
(Kosova Sot Online)