Milani refuzon ofertën e PSG-së për Theon

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 20:26
Milani refuzon ofertën e PSG-së për Theon

40 milionë euro nuk janë të mjaftueshëm për Theon

Milani e ka refuzuar ofertën e parë për mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.

Siç raportohet nga Franca, Paris Saint Germain e do patjetër mbrojtësin e majtë dhe për këtë bëri ofertën e parë zyrtare prej 40 milionë eurosh.

Natyrisht, për Milanin, kjo ofertë as që vihet në konsideratë, duke e kthyer Parisin prapa.

Fjalën e fundit do ta ketë PSG-ja, që fillimisht po e teston Milanin pasi deri në fund, raportohet se është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për ish mbrojtësin e Real Madridit, për të ndërtuar një skuadër fituese.

PSG deri më tani ka transferuar lojtar klasi si Sergio Ramos, Wijnaldum, Achraf Hakimi e së fundmi do të bëhet zyrtare edhe Gigi Donnarumma. 

(Kosova Sot Online)