
Me postimin e Kim Kardashian, Norwich City e prezanton Milot Rashicën

Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli.
Ai është i gatshëm të nisë përgatitjet për sezonin e ri me klubin e ri, Noreich City.
Norwich e ka prezantuar Rashicën me postimin e bërë nga Kim Kardashian në vitin 2019: “Ai është këtu dhe është perfekt!”.
Një konfirmim që Norwich City vërtet pret shumë nga Milot Rashica sezonin 2021/22.
Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Norwichin.
(Kosova Sot Online)