Përfundon aventura e Llapit në Evropë

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 22:04
Përfundon aventura e Llapit në Evropë

Llapi është eliminuar nga Europa Conference League, duke u mposhtur 3-1 nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm.

Ka përfunduar aventurë e Llapit në Evropë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, barazoi 1-1 me Shkupin në sfidën e kthimit në “Fadil Vokrri”, por kishte humbur 2-0 në takimin e parë.

Në sfidën e kthimit në “Fadil Vokrri”, të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Ali Ademi ka arritur të shënojë për mysafirët në minutën e 78-të, për 0-1.

Por, pak minuta më vonë, në atë 84’, ka reaguar Llapi, Fazliu realizoi për 1-1, por gol i pamjaftueshëm për ta shpëtuar Llapin, që eliminohet me rezultat të përgjithshëm 3-1.

(Kosova Sot Online)