Berisha largohet nga Western United

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 09:31
Berisha largohet nga Western United

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha i ka dhënë fund aventurës me klubin australian, Western United.

Përmes një postimi në Instagram, 35-vjeçari njoftoi se pas dy sezoneve do të largohet nga ky klub.

Faleminderit klubit të futbollit Western United, tifozëve dhe stafit për ato 2 sezone të mahnitshme! Ishte një kënaqësi për të luajtur dhe shënuar gola për ju! Dua të falënderoj shumë shokët e ekipit, ishte mirë të luaja së bashku me ju” – shkroi Berisha në llogarinë e tij zyrtare në Instagram

(Kosova Sot Online)