“S’më pëlqen sesia luan ai, i mungon klasi” – Tjetër legjendë gjermane e kritikon ashpër Kroosin

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 15:58
“S’më pëlqen sesia luan ai, i mungon klasi” – Tjetër legjendë gjermane e kritikon ashpër Kroosin

Lothar Matthaus e ka kritikuar Toni Kroosin dhe lojën e tij në përgjithësi, duke thënë se nuk pajtohet aspak me mënyrën sesi luan mesfushori i Real Madridit.

Gjermania ra herët nga Kampionati Evropian 2020, pasi u mposht 2:0 nga rivali i moçëm, Anglia, në 1/8 e finales në Wembley, raporton Gazeta Express.

Ylli i Real Madridit Kroos ishte në mesin e atyre që nuk i përmbushën pritjet gjatë këtij turne dhe ai e njoftoi pensionimi nga Kombëtarja e Gjermanisë menjëherë pas tij, gjë që për Matthausin ishte befasi e mirëseardhur.

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë dhe Bayern Munich Matthaus ka thënë se Kroos ishte tejet i ngadalshëm në ndërtimin e lojës së gjermanëve në Euro.

Reklamë

“Kroos nuk është më i klasit botëror. Personalisht, unë nuk kam asgjë kundër Toni Kroosit, por nuk pajtohem me mënyrën sesi luan ai”, tha Matthaus për Kicker.

“Në Euro, keni mundur ta shihni se tani nuk ka rëndësi vetëm shpejtësia e lojtarit, por edhe shpejtësia e topit. Ai e bën këtë mirë me një apo dy prekje të topit, por kur e pason topin, ai humb shpejtësi përsëri”, shtoi ai.

Matthaus nuk është i vetmi që e ka kritikuar Kroosin pas Euro 2020, sepse këtë e bëri javë më parë edhe ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness.

Ai kishte thënë: “Më pëlqen Kroosi, ai ka bërë paraqitje të klasit botëror në të kaluarën. Ai ishte madhështor për Bayern Munich, por mënyra sesi luan ai ka mbaruar. Ai nuk përshtatet më me futbollin e sotëm. Kundër Anglisë Kroosi nuk e kaloi gjysmën e fushës, luante vetëm anash”.

Kroos ka pasur karrierë të shkëlqyer me Gjermaninë, duke e fituar Kupën e Botës më 2014. Ai i zhvilloi 106 ndeshje gjatë 11 vjetëve me ekipin kombëtar. 


(Kosova Sot Online)