
Barcelona ia mësyn Sterlingut

Gjiganti katalunas është i interesuar për yllin anglez të Manchester Cityt nëse largohet Antoine Griezmann nga “Camp Nou”
Raheem Sterling është bërë objektiv i Barcelonës. Mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e yllit anglez në Manchester City është e paqartë. Prandaj, gjiganti katalunas dëshiron ta shfrytëzojë rastin dhe ta bëjë të vetin sulmuesin e rrezikshëm.
Barça po e kërkon pasardhësin e Antoine Griezmannit, nëse sulmuesi francez largohet nga “Camp Nou”. Sidoqoftë, do të jetë mjaft e vështirë të bindet City për ta shitur 26 vjeçarin. Ish-futbollisti i Liverpoolit ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm të Premierligës në sezonet e fundit
(Kosova Sot Online)