
Laçi ëndërron me Zarubica, turpërohet Teuta, AEL i fortë për Vllazninë

Katër ekipe shqiptare kanë luajtur sonte ndeshjet e para të raundit të dytë të Conference League, dhe pavarësisht fitores së Laçit, nuk ishte ditë e mirë.
Vllaznia nuk ka arritur të bëjë surprizën në Qipro ndaj AEL Limassol.
Skuadra vendase u tregua gjatë gjithë ndeshjes dominuese dhe tregoi se është skuadër e një tjetër niveli, krahasuar me nënkampionët tanë.
Shkodranët ndryshe nga Superiorja, në këtë ndeshje luajtën në mbrojtje, por sërish nuk e shmangën humbjen.
Skuadra e Brdaric mbijetoi deri në minutat shtesë të pjesës së parë, por më pas u ndëshkua nga Scepovic në minutën e dytë shtesë. Edhe në të dytën vendasit këmbëngulën, por një gol mjaftoi për të fituar këtë ndeshje dhe ardhur me avantazh në Shkodër.
(Kosova Sot Online)