Akil Gjakova mbetet pa medalje në Tokio, pas humbjes ndaj Orujov

  • S.A /
  • 26 July 2021 - 11:08
Akil Gjakova mbetet pa medalje në Tokio, pas humbjes ndaj Orujov

Akil Gjakova ka dështuar të fitojë medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi u mund nga Rustam Orujov në gjysmëfinale të repesazhit të hënën.

Xhudisti nga Azerbajxhani e mundi kosovarin në luftë për një vend në finale për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Tokio.

Këtu merr fund rrugëtimi i Akilit për medalje olimpike.

(Kosova Sot Online )