“Virus i mallkuar”, përkeqësohet gjendja e motrës së CR7

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 22:20
“Virus i mallkuar”, përkeqësohet gjendja e motrës së CR7

Pandemia nuk fal askënd. Një nga dy motrat e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka dalë pozitive me Covid-19.

Këngëtarja është dërguar menjëherë në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

43-vjeçarja rezultoi pozitive më datë 17 korrik, dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj.

Ditët e fundit ka pasur komplikacione, shëndeti i është rënduar dhe ka përfunduar në spital.

Motra e yllit të Juventusit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shpjegon gjithçka për fansat e saj.

“Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, shkruan njeriu i zemrës së CR7.

(Kosova Sot Online)