Sassuolo e paralajmëron Juventusin për Locatellin, ose tani ose “kurrë”

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 18:08
Sassuolo e paralajmëron Juventusin për Locatellin, ose tani ose “kurrë”

Shefi ekzekutiv i Sassulos, Giovanni Carnevali, e ka paralajmëruar Juventusin për Manuel Locatellin.

Ai i ka dhënë sinjale klubeve që e duan se oferta duhet të jetë serioze dhe tani, pasi më vonë në gusht s’do të heqin dorë nga lojtari, për ta mbajtur edhe një sezon në skuadër.

Atë e duan Juventusi dhe Arsenali, por Sassuolo dëshiron marrëveshje sa më shpejt, në mënyrë që të ketë kohë dhe të blejë zëvendësuesin e ishit të Mialnit.

“Jemi duke pritur për ofertën e duhur për Locatellin… nëse nuk arrin, ai do të qëndrojë. Nuk do ta shesim lojtarin tonë më të mirë më vonë në gusht”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”.

(Kosova Sot Online)