Ditë e jashtëzakonshme në “Tokyo 2020”, një rekord botëror e dy kampionë olimpikë në një disiplinë

  • A.P /
  • 01 gusht 2021 - 15:12
Ditë e jashtëzakonshme në “Tokyo 2020”, një rekord botëror e dy kampionë olimpikë në një disiplinë

Një ditë me mjaft befasi janë përshkruar sot Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në kërcime me tre hapa në konkurrencën e femrave, Yulimar Royas nga Venezuela e rrëmbeu vendin e parë duke e thyer rekordin botëror për 17 centimetra.

Ajo kërceu 15.67 duke qenë kampione e padiskutueshme olimpike në Tokyo.

Në kërcim së larti në konkurrencën e meshkujve, nuk pati një kampion olimpik, por dy.

Essa Mutaz Barshim nga Katari dhe Gianmarco Tamberi fituan të dy medaljen e artë me kërcim 2.37 metra, pa bërë asnjë gabim në pengesat paraprake.

Krejt në fund ishte finale e 100 metrave në konkurrencën e meshkujve, ku pati befasi.

Ishte italiani Lamont Marcell Jacobs që fitoi medaljen e artë me rekord personal 9.80 sekonda, duke lënë prapa vetes Fred Kerley dhe Andre de Grasse. 

(Kosova Sot Online)