“Kaio Jorge si Ronaldo fenomeni, Juve ka bërë një super goditje”

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 18:29
“Kaio Jorge si Ronaldo fenomeni, Juve ka bërë një super goditje”

Juventusi ka përforcuar sulmin me Kaio Jorge dhe të gjithë tifozët e ekipit italian janë kuriozë të shohin talentin brazilian me fanellën bardhezi.

4 milion euro i kushtoi Juves kartoni i sulmuesit 19-vjeçar.

Ish-trajneri i tij te Brazili U17, Guilherme Dalla Dea thur elozhe për lojtarin ofensiv në deklaratën e dhënë për GDS.

“Juventusi ka marrë një talent të madh. Shumë njerëz e krahasojnë Kaio me Ronaldo fenomenin. Kaio është i shpejtë dhe teknik, teksa mund të jetë vdekjeprurës në lojën një kundër një. Ai gjithashtu ka karakterin e duhur për Juventusin, do të jetë zbulimi i bardhezinjve dhe i Serie A. Çfarë goditje, Juventusi ka siguruar një talent për të ardhmen“, deklaron Guilherme Dalla Dea.


(Kosova Sot Online)