Sportistja kosovare e fiton medaljen e argjendtë olimpike

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 17:08
Sportistja kosovare e fiton medaljen e argjendtë olimpike

Kosovare Asllani e ka fituar medaljen e argjendtë me Suedinë në futboll në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në finale, Suedia u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Kanadaja, që fitoi medaljen e artë olimpike.

Pas 120 minutave, rezultati ishte i barabartë, 1:1. Fillimisht Suedia kishte realizuar në minutën e 34-të nëpërmjet Blackstenius, e cila u asistua nga Kosovare Asllani, por Kanadaja barazoi nga penalltia në minutën e 67-të.

Në ekzekutimin e penalltive, Kanadaja fitoi 3:2, ndërsa Kosovare Asllani e humbi penalltinë e parë.

Kështu, Asllani me bashkëlojtare do të duhet të kënaqen vetëm me medaljen e argjendtë në këtë Olimpiadë. 


(Kosova Sot Online)