Si u prish marrëveshja e Messit me Barcelonën?

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 17:51
 Si u prish marrëveshja e Messit me Barcelonën?

Kapitulli i Messit te Barcelona ka prekur fundin. Argjentinasi tani është afër arritjes së marrëveshjes me Paris Saint-Germain, pasi u largua nga Camp Nou. Detajet se çfarë shkoi keq me rinovimin e kontratës me katalonasit kanë filluar të dalin.

Pavarësisht se një marrëveshje ishte arritur mes Messit dhe klubit për disa javë, zgjatja e kontratës nuk u nënshkrua asnjëherë, teksa Barcelona konfirmoi të enjten se nuk do të vazhdojnë me Messin.

Tani, El Chiringuito zbuloi disa detaje se ku shkuan gjërat keq. Leo dhe baba ii tij, Jorge arritën në Barcelonë me qëllimin e nënshkrimit të kontratës, për të cilën kishte pranuar të reduktonte pagën për 40%.

Kur ata arritën dhe u takuan me klubin, një befasi tjetër po i priste ata. Barcelona kërkoi sakrifica më të mëdha nga ana e Messit dhe i kishte kërkuar të reduktonte pagën e tij për 70%, jo si ishin marrë vesh me 40%. Kjo bëri që Jorge Messi, babai dhe agjenti i Lionel Messit të nervozohej dhe nuk u përmbajt ndaj Rafael Yustes.

“A po bën shaka. Nuk është për para, pasi që djali im tashmë pranoi ta reduktonte pagën. Ne ishim në bisedime për dy muaj dhe do ta bënim zyrtare rinovimin nesër. Nuk e prita kuk e prita këtë nga ju” – i raportohet t’i ketë thënë babai i Messit drejtuesve të Barcelonës.

Pastaj, babai i Messit iu drejtua Joan Laportas, duke e akuzuar presidentin e Barcelonës se e përdori Messin për t’i fituar zgjedhjet presidenciale.

(Kosova Sot Online)