Messi e lartëson Verrattin, mezi pret të luajë me Neymarin

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 15:33
Messi e lartëson Verrattin, mezi pret të luajë me Neymarin

Wijnaldum, Sergio Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe së fundi Lionel Messi janë emrat e bujshëm që zgjodhën të transferohen te Paris Saint Germain.

Te PSG-ja, ata do të gjejnë edhe futbollistë të tjerë të kalibrit botëror si Neymar, Mbappe, Verratti, Marquinhos, Di Maria etj.

Të gjithë së bashku e bëjnë klubin kryeqytetas pa diskutim më të fortin në letër dhe favoritin absolut për të triumfuar në çdo kompeticion ku do të marrin pjesë.

Duke folur për skuadrën e fort që ka PSG, Messi u ndal te dy emra në veçanti.

“Marco Verratti ka treguar se ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë në pozitën e tij. Ne njihemi shumë mirë me njëri –tjetrin”, tha Leo.

“Neymar? Shpresoj se do të jemi më të fortë së bashku dhe me të gjithë shokët tjerë të skuadrës”. 


(Kosova Sot Online)