
Lukaku gati për derbin e madh të Premierligës

Sipas Sky Sports, Romelu Lukaku tashmë duhet të jetë në grup me ekipin këtë të diel për udhëtimin në Arsenal.
Sulmuesi i ri i Chelseat do të fillojë stërvitjet kolektive të martën me klubin e “Blues” dhe do të jetë gati për xhiron e dytë të Premierligës.
Ai tashmë duhet të jetë në skuadër për këtë lojë në Emirates Stadium, edhe pse ende duket shumë herët për të ditur nëse ai mund të startojë.
Arsenal dhe Chelsea takohen të dielën nga ora 17:30.
(Kosova Sot Online)