Nagelsmann thotë se Bayerni po vuan për prurje të reja

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 23:06
Nagelsmann thotë se Bayerni po vuan për prurje të reja

Bayern Munich po kalon në një periudhë të vështirë për të transferuar lojtarë të rinj për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të shkaktuar nga koronavirus

“Ne nuk mund të shpenzojmë të gjitha paratë që ne do të dëshironim që t’i shpenzonim”, tha Nagelsmann derisa po përgatit skuadrën për ndeshjen e Super Kupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit që zhvillohet nesër (e martë). “Në fund, ne kemi një skuadër të mirë, por gjithmonë duhet të kemi kujdes për lëndimet”.

Trajneri i Bayernit ju referua mbrojtësit të djathtë francez, Benjamin Pavard dhe lëndimit të tij, e cila bëri që lojtari rezervë Josip Stanii të luajë në ndeshjen e parë të Bundesligës kundër Borussia Monchengladbahut të premten. Alphonso Davies dhe Lucas Hernandez po ashtu janë të lënduar.

“Ai ia doli mirë, por nuk është e lehtë për të, është ndeshja e dytë në Bundesliga, pastaj luajti kundër një kundërshtari të fortë”, tha Nagelsmann për paraqitjen e 21 vjeçarit, Stanii.

David Alaba, Jerome Boateng, Douglas Costa dhe Javi Martínez janë disa nga lojtarët që u larguan në fund të sezonit derisa mbrojtësi Dayot Upamecano dhe Omar Richards  i zëvendësuan atë.

“Nëse i shikojmë dy sezonet e fundit, ne kemi humbur shumë lojtarë, nuk është e lehtë të gjejmë të tjerë, ne gjithmonë përpiqem ta gjemë lojtarin më të mirë”, tha Nagelsmann. “Tregu i transferove është i vështirë. Ne nuk mund të shpenzojmë shumë para”.

Pavarësisht që luajti pa tifozë ndeshjet sezonin e kaluar shkaku i pandemisë, Bayerni shënoi profit prej 17 milionë eurosh ppa taksa gjatë sezonit 2019/20. Klubi raportoi qarkullim prej 698 milionë euro gjatë këtij viti. 

(Kosova Sot Online)