
Gol, lot dhe brohoritje – çfarë nate për Zaniolën

Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Trabzonspor, këtë herë me rezultatin 3-0 (2-1 dueli i parë), dhe është kualifikuar në grupet e Conference League.
Gjithë vëmendjen sonte e mori Nicolo Zaniolo.
Ai u rikthye të luajë pas shumë muajsh për shkak dëmtimi dhe ishte titullar duke shënuar golin e dytë për Romës.
Zaniolo në ato momente shpërtheu në lot nga emocionet, ndërkohë që tifozët që ishin në stadium brohoritën në kor emrin e tij.
(Kosova Sot Online)