Super Correa, dy gola në debutim në fitoren e radhës të Interit

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 23:04
Super Correa, dy gola në debutim në fitoren e radhës të Interit

Interi e ka vazhduar me fitore sezonin e ri në Serie A. Kampioni aktual i Italisë triumfoi 1:3 ndaj Veronas, duke arritur ta përmbyste rezultatin.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 15-të kur Ilic realizoi.

Me të filluar pjesa e dytë, Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 47-të të ndeshjes.

Në minutën e 74-të Correa bëri debutimin e tij me Interin dhe skena ishte e gjitha e tij.

Në minutën e 83-të Correa kaloi zikaltrit në epërsi, teksa në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Nerazzurët.

Kështu Interi merr primatin në tabelë me gjashtë pikë pas dy xhirove, kurse Verona bie në zonën e kuqe në vendin e parafundit me asnjë pikë. 

(Kosova Sot Online)