Pamje: Ylli i YouYubes e mposht ish-kampionin e UFC-së

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 12:26
Pamje: Ylli i YouYubes e mposht ish-kampionin e UFC-së

Jake Paul e ka mposhtur legjendën dhe ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley, në sprovën e parë të mirëfilltë që prej se u bë boksier.

Ylli amerikan i YouTube i shndërruar në boksier mbetet i pamposhtur pas katër luftërave profesionale në boks.

24-vjeçari e mori një goditje të fortë me të djathtën nga Woodley, e cila e mbështeti atë për litarëve në vendlindjen e tij në Cleveland, por gjyqtari nuk e vlerësoi këtë si nokdaun.

Paul fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, pasi dy prej tyre i dhanë fitoren a tij, ndërsa i treti i dha fitoren ish-yllit të UFC-së.

Pas meçit, Paul e pranoi se Woodley bëri luftë më të fortë seç priste ai, por u nda i kënaqur me luftën që bëri vetë.

“Ai ka 20 vjet që bën boks dhe godet. Unë po e bëj këtë që tri vjet”, tha Paul.

“Ishte më vështirë seç prisja. Ai është kundërshtar i fortë. Ai ka dha një grusht të fortë tërë meçin”, shtoi ai.

Kundërshtari i radhës i Paul mund të jetë britaniku Tommy Fury.

(Kosova Sot Online)