Kosova zhvillon stërvitjen e parë për ndeshjet e shtatorit

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 19:58
Kosova zhvillon stërvitjen e parë për ndeshjet e shtatorit

Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për ndeshjet e shtatorit.

Nën udhëheqjen e Bernard Challandes, “Dardanët” nisën sot stërvitjet për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të shtatorit që e luajnë më 2 shtator në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.

Ndërkohë, për këto ndeshjes, Kosova do këtë mungesa siç janë: Arbër Zeneli, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova.

Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, “Dardanët” rikthehen në Kosovë ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë më datë 5 shtator.

Tri ditë më vonë, Kosova e pret po ashtu në “Fadil Vokrri” fuqinë botërore, Spanjën

(Kosova Sot Online)