Renditja tabelare pas xhiros së dytë në Superligë

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 20:12
Renditja tabelare pas xhiros së dytë në Superligë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje ishte ajo mes Dukagjinit dhe Malishevës, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultat 1:2,

Pas dy xhirove, pesë ekipe kanë pikë të barabarta, nga katër. Atyre iu prin Malisheva, e cila ndiqet nga Drenica, Ballkani, Drita e Gjilani.

Llapi gjendet në vendin e gjashtë me dy pikë, kurse Dukagjini, Prishtina dhe Ulpiana kanë nga një.

Krejt në fund gjendet Feronikeli, që pas dy xhirove ende nuk ka fituar asnjë pikë.


(Kosova Sot Online)