Trajneri bullgar vdes pasi goditet nga rrufeja

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 21:32
Trajneri bullgar vdes pasi goditet nga rrufeja

Futbolli bullgar në zi pas vdekjes së Ivan Ranchev, trajner 41-vjeçar i Chernogorovo.

Një stuhi goditi fshatin Lessichovo në mëngjes dhe trajneri u godit fatalisht nga rrufeja gjatë ndeshjes miqësore kundër Lessichovo, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BTA

Një ambulancë u dërgua menjëherë në vendin e ngjarje, por mjekët e gjetën pa shenja jete dhe konfirmuan vdekjen e tij.

(Kosova Sot Online)