Berisha komenton të Valoni në Instagram, ai e fton të luajë për Kosovën

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 17:45
Berisha komenton të Valoni në Instagram, ai e fton të luajë për Kosovën

Sulmuesi i Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, që ka luajtur për Gjermaninë U21 deri me tani por nuk u ftua për të luajtur në Gjermaninë në Olimpiadë, duket se tani ka filluar që ta pëlqejë Kosovën

Kjo është parë në një postim të mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha në Instagram.

Lojtari i Reims ka postuar sonte një foto në Instagram nga stërvitja e tij me dardanët në stadiumin Fadil Vokrri.

E poshtë kësaj foto ka reaguar Mërgim Berisha, i cili ka komentuar të Valoni me fjalët “King” me flamurin e Kosovës pas duke nënkuptuar se po thotë: Valon Berisha mbret i Kosovës.

Përpos fansave të Kosovës, të cilët e kanë lutur sulmuesin perspektiv që t’i bashkohet Kombëtares se Kosovës, ka reaguar edhe vetë Valoni, i cili ka pasur një kundërpërgjigje të qartë për Mërgimin.

“Së shpejti bashkë këtu”, ka shkruar Valoni në koment.

(Kosova Sot Online)