
Barcelona pritet t’i ofrojë kontratë të re Koemanit

Barça është duke e marrë në konsideratë një kontratë të re për Ronald Koeman
Sipas Catalunya SER, Barcelona është duke marrë në konsideratë zgjatjen e kontratës për trajnerin e tyre, Ronald Koeman.
Kontrata e tanishme e holandezit përfundon në fund të këtij sezoni, por klubi po përgatitet që t’i ofrojë atij një kontratë me kushte të reja nëse paraqitjet e tij i plotësojnë kriteret që ka paraparë skuadra.
Barça pret që Koeman të sjell trofe në skuadër dhe të gjej një mënyrë që në skuadër ta integrojë Riqui Puig në formacion, derisa pritet që shumë shpejt të marrë vendim edhe për të ardhmen e tij në klub.
(Kosova Sot Online)