Barcelona me negociata të reja me Dembele për kontratë

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 18:56
Barcelona me negociata të reja me Dembele për kontratë

Barcelona do të ulët me agjentin e Ousmane Dembelesë për të diskutuar kontratën e re të tij në mes të shtatori, shkruan Sport

Kontrata e tanishme e francezit skadon në fund të këtij sezoni por ai shpreson që të rrijë më gjatë në klub dhe klubi dëshiron që ta zgjas kontratën më të.

Barcelona tashmë ia ka komunikuar atij gatishmërinë e saj për ta rinovuar kontratën. Drejtuesit e klubit tashmë janë takuar me agjentin e tij dhe janë paraparë negociata menjëherë pas ndeshjeve të Kombëtarëve me agjentin.

Joan Laporta pritet të jetë i pranishëm në këto biseda pasi që besohet se ai beson që Dembele është një aset që klubi nuk duhet ta humb.

Barça e di që Dembele e ka një klauzolë në kontratë ku mund ta rinovoi kontratën dhe këtë ata dëshirojnë që ta shfrytëzojnë. Sipas Sport, është edhe vetë Dembele që nuk dëshiron të largohet nga klubi. 


(Kosova Sot Online)