
Mbappe nuk e ka pritur këtë sjellje nga PSG

Kylian Mbappe kishte menduar se ata do ta lejonin largimin e tij
Kylian Mbappe nuk është njeriu më i lumtur në botë për momentin. Francezi e ruajti qetësinë gjatë gjithë verës dhe afatit kalimtar, priste qetë se çfarë do të ndodhte.
“Jam i qetë”, tha ai kur ju bashkua shokëve të Kombëtares të hënën dhe kjo ishte për shkak se ai besonte që Paris Saint-Germain do të arrinte një marrëveshje për transferimin e tij në Real Madrid gjatë kësaj vere.
Fituesi i Botërorit shpresonte që një zgjidhje të gjendej. Ai besonte që PSG do të lejonte largimin e tij. Por Mbappe mbeti duke pritur, me shpresë se diçka do të ndodh e që në fakt nuk ndodhi.
Në orën tetë të mbrëmjes së të martës, Mbappe e dinte tashmë se kalimi i tij në Madrid ishte i pamundshëm. Ai e dinte që PSG nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e Real Madridit dhe se afati për të kishte përfunduar. Ëndrra e tij për të luajtur me Los Blancos kishte përfunduar.
Nga premtimet në veprime
Mbappe tashmë e kishte arritur të kuptonte se të gjitha premtimet që i ishin bërë nga Spanja ishin të vërteta. Real Madridi kishte bërë disa oferta për të cilat ata besonin se ishin të mjaftueshme për PSG që ta lejojë lasrgimin e tij. Ata e mbajtën fjalën e tyre, por rezultati nuk ishte ai që kishin menduar ata dhe Mbappe.
Mbappe tani ka një sezon përpara tij me Paris Saint-Germain. Ai do të vazhdojë ta bëjë më të mirën e tij – duke luajtur futboll dhe shënuar gola. Ai nuk do të veprojë kundër PSG, edhe pse është i mërzitur nga bllokadat e këtij klubi.
Më 1 janar 2022, Mbappe do të jetë në gjendje që të nënshkruajë kontratë për Real Madrid. Për katër muajt e ardhshëm ai do të luajë i lirë dhe pa presion.
Real Madridi bën gjithçka që ata mundën që ta transferojnë atë, por tani ata do të kthehen përsëri te ai në janar. Me kontratën e Mbappes që skadon në verën e vitit 2022, ai do të jetë në gjendje që të kalojë në Madrid pa para në sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online)