Fillon ndeshja Gjeorgji-Kosovë

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 18:21
Fillon ndeshja Gjeorgji-Kosovë

Ka filluar ndeshja e tretë në kualifikime për Botërorin, “Katar 2022”, Gjeorgji-Kosovë

Bernard Challandes do të luajë me formacion 4-3-3 kundër WIlly Sagnol që do të luajë me Gjeorgjinë në sistemin 4-2-3-1.

Kosova nga dy ndeshjet e para është e fundit në Grupin B, pasi që ka humbur nga Suedia dhe Spanja. Kjo është ndeshja e tretë e Dardanëve në ndeshjet kualifikuese për Katar 2022, derisa Gjeorgjia zhvillon ndeshjen e saj të katërt.

Nga tri ndeshje, Gjeorgjia ka mbledhur një pikë.

Të parët nga mesfusha kanë filluar nga Gjeorgjia.


(Kosova Sot Online)