
Kosova e fiton pjesën e parë kundër Gjeorgjisë

Kosova e ka përfunduar pjesën e parë me një gol epërsi në Batumi të Gjeorgjisë. Goli i epërsisë për Kosovën erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes. Fillimisht u mendua që atë e shënoi Vedat Muriqi, por UEFA e cilësoi golin si një autogol të Davit Khocholava
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Gjeorgjisë. Pjesa e parë e ndeshjes filloi shumë më mirë për Kosovën ku Lirim Kastrati pati një depërtim të mirë që në minutat e parë të ndeshjes.
Kosova pati një rast të mirë edhe në minutën e 13-të, kësaj radhe Elbasan Rashani depërtoi shumë mirë në zonë por pasimi i tij nuk doli për Vedat Muriqin kurse goditja e Valon Berishës u bllokua nga mbrojtësit e Gjeorgjisë.
Pas këtij rasti Kosova do të vinte të goli. Hadërgjonaj do të depërtonte mirë në krahun e majtë por krosimi i tij do të bllokohej fillimisht dhe mandej ai do të pasonte për Valon Berishën. Valon Berisha do të krosonte për të Muriqi i cili goditi topin me kokë por atë e devijoi Khocholava në rrjetin e tij për ta zhbllokuar epërsinë.
(Kosova Sot Online)